Maqedoni MPB për “Meta”: Gardhi dyfish ka zvogëluar fluksin e emigrantëve

MPB për “Meta”: Gardhi dyfish ka zvogëluar fluksin e emigrantëve

Pas vendosjes së gardhit me tela në kufirin maqedonas- grek në Gjevgjeli, në vend nga Greqia hynë mesatarisht nga 2640 emigrant që është dyfishi i mëhershëm, thonë për “Meta” nga MPB.

Dje sipas Ministrisë janë regjistruar gjithsej 3784 emigrantë, 1783 prej Sirisë, 870 nga Afganistani dhe 1131 nga Iraku. Prej 19 qershorit kur edhe filloi dhënia e vërtetimeve deri dje në vend kanë tranzituar 325.543 emigrantë.

Gardhi në pikën 59 në kufirin jugor u vendos më 28 nëntor ndërsa këto ditë ARM filloi vendosjen e gardhit në pjesën e kufirit në pikëkalimin Mexhitlia.

Televizioni shtetëror kroat HRT publikoi material se gardhin me tela Maqedonia e ka blerë nga Hungaria duke publikuar deklaratën e komisarit të qeverisë hungareze për ekonomi, Gjorgi Bakondi i cili tha se në Maqedoni kanë dërguar 10 km tel me gjemba.

“Prej vendosjes së gardhit me tela gjegjësisht 28 nëntorit, deri në fillim të muajit, mesatarisht kufirin e kalojnë 2640 emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Iraku që paraqet diku dyfish më pak krahasuar me periudhën prej 1 deri 28 nëntor 2015” thuhet në përgjigjen e MPB në pyetjen tonë rreth efektit të vendosjes së gardhit.

Gjithashtu prej 19 nëntorit MPB dhe Maqedonia filluan me filtrimin apo selektimin e refugjatëve duke i ndarë në refugjat vendet e të cilëve janë vatra lufte dhe emigrant ekonomik të cilët  janë në kërkim të një jete më të mirë dhe kushte më të volitshme ekonomike.