Maqedoni Mile Janakieski nuk u paraqit para Komisionit Anketues

Mile Janakieski nuk u paraqit para Komisionit Anketues

Ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, nuk u paraqit për të dëshmuar para Komisionit Anketues për skandalin me përgjimet.

Për shkak të mungesës së Janakieskit, anëtarët e Komisionit nuk votuan agjendën e ditë dhe seancën u ndërpre .

Të enjten, më 17 dhjetor, para komisionit duhet të dëshmojë edhe ministri i financave, Zoran Stavrevski, i cili duhej të dëshmojë më 10 dhjetor, por për shkaqe pune, e shtyu për të enjten.

Edhe pse morën ftesa që të japin deklarata para komisionit, Sasho Mijallkov, Gordana Jankuloska dhe Martin Protugjer nuk u paraqit në seancën e caktuar.