Sport Milani përforcohet me Destron

Milani përforcohet me Destron

Sulmuesi i Romës, Matia Destro është përforcimi më i ri skuadrës së Milanit në afatin kalimtar të janarit- njoftojnë mediumet italiane.

Emri i Destros edhe më herët përmendej si përforcim i Milanit ndërsa spekulohet se italiani do të vij për gjashtë muaj si lojtar i huazuar.

“Rosonjerët” për huazimin do të paguajnë 700. 000 euro ndërsa gjatë verës Milani do të obligohet ta blej kartonin e tij për 16,5 milion euro. Edhe pse shuma e përgjithshme është më shumë se 17 milion euro, ky është lëshim i madh i Romakëve të cilët në fillim kërkonin 2 milion euro dëmshpërblim për huazimin e Destros.