Maqedoni Memeti: Institucionet nuk kanë vullnet për zbatimin e dispozitave

Memeti: Institucionet nuk kanë vullnet për zbatimin e dispozitave

 

Institucionet në Maqedoni nuk kanë vullnet për zbatimin e dispozitave dhe ligjeve, që të ballafaqohen me sfidat, t’i zgjidhin problemet dhe ky është problemi kryesor, thotë avokati i popullit Ixhet Memeti në intervistën javore për “Radion Evropa e Lirë”.

“Ne në RM, në demokraci parlamenare formuam prokurori të posaçme, kjo flet se në çfarë niveli jemi. Kjo flet mjaft se çfarë vullneti kanë institucionet që të menaxhojnë sfidat dhe për zgjidhjen e problemeve. Ne lejuam si shoqëri që të vijnë nga jashtë dhe të na tregojnë se si duhet vepruar, që është shenjë e keqe për një shoqëri e ashtuquajtur demokratike” thotë Memeti.

Ai ka folur edhe për krizën me emigrantët dhe bllokadën e vendosur nga autoritetet shtetërore në raport me emigrantët e ashtuquajtur ekonomik. Memeti tha se ky vendim duhet të arsyetohet.

Në pyetjen konkretisht vendimin e Maqedonisë që t’i lëshoj vetëm refugjatët vendet e të cilëve janë përfshirë nga lufta apo Siri, Irak dhe Afganistan, por jo edhe ata që nuk kanë luftë nëpër vendet e tyre, Memeti thotë se nuk din nëse formalisht është miratuar ky vendim, por nëse ekuiston, thotë se kjo duhet të “analizohet në detaje”.