Bota Mehmeti: Marrëveshjes kornizë i nevojitet revidim

Mehmeti: Marrëveshjes kornizë i nevojitet revidim

Nënkryetarja e BDI-së, Ermira Mehmeti është përfaqësuesi i parë i kësaj partie që ka kërkuar revidim të marrëveshjes kornizë, shkruan “Lajm”. Ajo këtë e deklaroi në debatin publik në kuadër të 20 vjetorit të lidhjes së Marrëveshjes së Dejtonit, që Këshilli i Evropës e organizoi në Kuvendin e BeH.

Mehmeti bëri krahasim teorik dhe praktik të Marrëveshjes së Dejtonit dhe Marrëveshjes kornizë dhe i theksoi mangësitë në zbatimin e marrëveshjeve që nuk kanë të parapara në kohën kur ato janë miratuar.

“Erdhi koha që të bëjmë shqyrtojmë të këtyre marrëveshjeve sepse shoqëritë tona kanë ndryshuar dhe nuk i kanë mangësitë e njëjta nga koha kur janë miratuar. Besoj se ndryshimet duhet të jenë në drejtim të kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve si dhe në drejtim të avancimit të standardeve demokratike dhe karakterit ndër- etnik të vendeve tona” ka deklaruar Mehmeti.