Maqedoni Marsh për mbështetje të refugjatëve në Shkup

Marsh për mbështetje të refugjatëve në Shkup

Në qendër të Shkupit u organizua marsh për përkrahjen e refugjatëve, në të cilin mori pjeë edhe ambasadorja e Francës në vend, Lorens Oer. В

“Ngjarjet e mbrëmshme në Paris, të mos lidhen me refugjatët” apeluan sot, qytetarë dhe aktivistë të organizatave joqeveritare në Shkup. Në radhën e parë të marshit ishte edhe ambasadorja e Francës në Shkup, Lorens Oer, e cila, me lot në sy, nuk pranoi të japë deklaratë për mediat.

Marshi u organizua nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, kurse aktivistët mbanin transparentët në të cilat shkruhej “Të gjithë kemi ardhur prej diku” dhe “Maqedonia vend i njerëzve human dhe solidarë”