Maqedoni Marrëveshja e Përzhinos është zbatuar deri në gjysmë, mbetet ende punë

Marrëveshja e Përzhinos është zbatuar deri në gjysmë, mbetet ende punë

Grupet e punës të partive politike sot vazhduan me bisedimet për reforma në mediume, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Marrëveshjen kornizë.

Deputetët dje votuan përbërjen e qeverisë së re ndërsa para disa ditëve miratuan edhe kodin zgjedhor.

Megjithatë, ngelin disa hapa që duhet bërë që marrëveshja të zbatohet plotësisht

  • Marrëveshja për mediumet në grupet e punës;
  • Prokurorja speciale Katica Janeva me punë filloi më 9 nëntor ndërsa raporti i parë deri në Kuvend duhet ta dorëzoj për gjashtë muaj;
  • Kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jep dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve;
  • Pas hyrjes në fuqi të ligjeve për zgjedhjet, Kuvendi ka afat prej pesë ditëve të shpall konkurs për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ. Në këtë komision ka gjithsej nëntë anëtarë ndërsa sipas marrëveshjes, KSHZ do të përbëhet nga tre persona nga pushteti, tre nga opozita dhe tre ekspertë;
  • Siç u arrit marrëveshje në takimet e grupit të punës, para zgjedhjeve duhet të bëhet edhe pastrimi i listës zgjedhore;
  • Edhe më tej nuk është vendosur afat konkret në të cilin grupet e punës duhet të debatojnë për zbatimin e Marrëveshjes kornizë