Maqedoni Maqedonia do të vendos gardh mbrojtës me Greqinë edhe në kalimin kufitar...

Maqedonia do të vendos gardh mbrojtës me Greqinë edhe në kalimin kufitar Mexhitlia

Maqedonia filloi të vendos edhe gardhin e dytë në kufirin me Greqinë, pas asaj në Gjevgjeli, për kontroll më të mirë me fluksin e refugjatëve, thonë burimet ushtarake në Shkup, kumton rrjeti ballkanik i “Radio Evropa e Lirë”.

“Do të ngritim kufi në vendin e quajtur Mexhitlia” ka thënë për AFP burimi ushtarak maqedonas, që preferon të qëndroj anonim.

Sipas burimit të njëjtë, kjo pjesë e kufirit është poroz dhe me këtë do të ndaloheshin hyrjet ilegale të emigrantëve.

Maqedonia më 19 nëntor filloi të bëj selektimin e emigrantëve në bazë të asaj se në çfarë vendi vijnë, për çka filluan protesta.

Kah fundi i nëntorit, përfundoi ndërtimi i gardhit prej 3 km në kufirin me Greqinë.