Maqedoni Maqedonasit jashtë vendit për herë të parë do të votojnë në Abu...

Maqedonasit jashtë vendit për herë të parë do të votojnë në Abu Dabi

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, për herë të parë do të hapet vendvotim për diasporën maqedonase në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendosi KSHZ në seancën e djeshme.

Për shkak të numri të madh të votuesve të paraqitur nga jashtë, KSHZ mori vendim që të hapen dy vendvotime në Venecia dhe tre në Bern. Sipas të dhënave të KSHZ-së, për votimin në Bern të Zvicrës janë paraqitur mbi 4000 shtetas maqedonas ndërsa në Venecia thuajse 3000.

Ndryshe, më shumë se 20.500 shtetas maqedonas jashtë vendit mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Vendvotime me më shumë se mijëra të paraqitur në Diasporë ka edhe në Detroit dhe Nju Jork- SHA, Melburn- Australi dhe në kryeqendrën e Italisë, Romën.

Për vendvotime shtesë pritet që të formohen këshilla zgjedhorë.