Maqedoni Flamuri i Maqedonisë fiton titullin për flamur më të bukur

Flamuri i Maqedonisë fiton titullin për flamur më të bukur

Flamuri maqedonas me 13.190 vota fitoi vendin e parë në përzgjedhjen e flamurit më të mirë në botë, të cilën e organizoi gazeta kanadeze “Provans”.

Në garën trejavore në të cilën votat realizoheshin përmes internetit, morën pjesë 64 flamuj. Flamuri i Maqedonisë hyri në çerek- finale kur filloi votimi masovik për mbështetjen e simbolit kombëtarë maqedonas. Flamuri i Maqedonisë arriti t’i mposht flamujt e Zvicrës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe e cila u gjet në finale, por arkëtoi vetëm 858 vota.

Ndërkaq, flamuri i Maqedonisë është krijuar në vitin 1995-të, pas marrëveshjes me Greqinë, me të cilën kërkohej këmbimi për simbolin e diellit me 16 rreze të Verginës.