Ekonomi Maqedonia nga 142 shtete gjendet në vendin e 65-të sipas indeksit të...

Maqedonia nga 142 shtete gjendet në vendin e 65-të sipas indeksit të prosperitetit

Maqedonia gjendet në vendin e 65 nga gjithsej 142 shtete në botë, sipas indeksit të prosperitetit që e publikoi instituti britanik “Legatum”.

Vendi gjendet në pozitën e 86-të në ekonomi, 57-të në veprimtari sipërmarrëse dhe mundësi, 70-të politikë, në vendin e 74 në arsim, në pozitën e 50-të në shëndetësi, 58 në siguri, 83 në lirinë personale dhe në vendin e 96 në kapital social,.

Norvegjia është shteti me prosperitet më të madh, tanimë shtatë vite me radhë.