Kronikë Vritet nëna dhe i biri në Kozle

Vritet nëna dhe i biri në Kozle

Policia pas hetimit të bërë e ka vërtetuar identitetin e nënës dhe të birit të cilët mëngjesin e sotëm u gjetën të vrarë në lagjen Kozle të Shkupit.

Bëhet fjalë për shtetasit e Turqisë Gylçin E (52) dhe Sames S. (29) të cilit kanë ndërruar jetë pasi që në ta është shtënë me armë zjarri në pjesën e kokës, njoftojnë nga policia.

Që të dytë kanë qëndruar në shtëpinë e cila është në pronësi të N.A. (57).

Policia po ndërmerr masa për kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.