Maqedoni LSDM publikoi listat: Bogoevski, Tufegxhik dhe Muhiq në garë për deputetë

LSDM publikoi listat: Bogoevski, Tufegxhik dhe Muhiq në garë për deputetë

LSDM ka publikuar lista përfundimtare për kandidatët e deputetëve, sipas të cilave bartës në njësinë e parë është propozuar Stevo Pendarovski. Pas tij vijnë Renata Deskoska, nënkryetari Damjan Mançevski dhe Stefan Bogoev i cili është kryetari i të rinjve të LSDM-së. Në këtë listë janë edhe dy përfaqësues nga Koalicioni me qytetarët, kështu që në vendin e pestë është propozuar aktivisti civil Pavle Bogoevski ndërsa në vendin e nëntë Ivana Tufegxhik.

Bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore do të jetë sekretari i përgjithshëm i partisë, Oliver Spasovski ndërsa pas tij është nënkryetarja Frosina Remenski ndërsa në pozitën e tretë është Muhamed Zekiri. Vendi i katërt është i rezervuar për partnerin e koalicionit ndërsa në vendin e pestë është propozuar profesori Ferid Muhiq nga Koaliconi me qytetarët.

Në njësinë e tretë për bartës është propozuar zv- ministri i bujqësisë, Lupço Nikolovski ndërsa pas tij vijojnë Blagoj Boçvarski dhe Jagoda Shahpaska.

Lideri i partisë, Zoran Zaev është propozuar për bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore. Në vendin e dytë është Hari Lokvenec ndërsa në të tretën Katerina Kuzmanovska.

Në njësinë e peste zgjedhore do të jetë zv- kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska ndërsa pas saj do të jetë nënkryetari Aleksandar Kiracovski. Në pozitën egjashtë do të jetë Irena Stefkovska nga Koalicioni me qytetarët.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore nga LSDM është propozuar Petre Shilegov ndërsa në pozitën e dytë është Gjylimsere Kasapi nga Koalicioni me qytetarët.

Për këto propozime duhet të debatoj Këshilli Qendror i partisë, pas çka vendimi final do të mësohet më kongresin e 21 të LSDM, që fillon më ora 14:00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup.