Maqedoni LSDM me video regjistrim ia uroi ditëlindjen VMRO DPMNE-së

LSDM me video regjistrim ia uroi ditëlindjen VMRO DPMNE-së

Partia më madhe maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, sot ka festuar 26-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa një “urim të veçantë” i ka bërë partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Urimi është në formë të video-numrit, ndërsa kryepersonazh është ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, i cili para tri ditësh dha dorëheqje.