Maqedoni LSDM: Krerët e “Telma” të rishqyrtojnë vendimin e tyre

LSDM: Krerët e “Telma” të rishqyrtojnë vendimin e tyre

LSDM me shqetësim të madh pranoi lajmin se 12 të punësuar në televizionin “Telma” janë shpallur si tepricë teknologjike, me vendim të menaxhmentit të këtij mediumi” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Më tej thuhet se “menaxhmenti i televizionit, si udhëheqësi e një media prestigjioze, relevante dhe respektuese, duhet të prononcohet në detaje dhe të shpjegoj arsyen e këtij vendimi”.

Ndërkaq, bëhet fjalë për gazetarë profesional të dëshmuar në punën e tyre shumëvjeçare.

“I bëjmë thirrje ekipi udhëheqës të TV Telma që të rishqyrtoj vendimin dhe t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion, që të merret vendimi i duhur në interes të gazetarëve, në pajtim me mbrojtjen e të drejtave dhe obligimeve të tyre ligjore” thuhet në njoftim.