Maqedoni LSDM ka shpallur konkurs për vet- kandidim për kryetar partie

LSDM ka shpallur konkurs për vet- kandidim për kryetar partie

LSDM dje në faqen zyrtare të internetit ka shpallur thirrje, të cilat në një pjesë të gazetave sot janë publikuar si shpallje për vet- kandidim për të interesuarit për postin e kryetarit të partisë gjegjësisht për postin e Zoran Zaevit si dhe për anëtarë të Këshillit Qendrorë dhe Mbikëqyrës.

Në thirrjen për pretenduesit për postin e kryetarit thuhet se kandidati duhet të jetë anëtar i shquar i LSDM-së, i cili deri më tani ka dhënë kontribut të madh në forcimin e partisë, por edhe të jetë person me personalitet të lartë në shoqëri dhe të jetë i aftë për udhëheqje dhe realizim të programit. Thuhet edhe se duhet të ketë besimin e anëtarësisë dhe simpatizuesve të LSDM-së.

Të ngjashme janë edhe kërkesat për kandidatë për anëtarë të Këshillit Qendrorë dhe Mbikëqyrës.

Afati për dorëzimin e kandidaturave është 13 maji. Sipas kësaj, atë që paraprakisht e kumtuan nga LSDM për “Meta” Kongresi pritet të mbahet më 27 maj.