Maqedoni LSDM: Ivanov vendosi të jetë lidhëse e Nikolla Gruevski

LSDM: Ivanov vendosi të jetë lidhëse e Nikolla Gruevski

Sot LSDM dhe partnerët e koalicionit nuk do të marrin pjesë në fjalimin solemn vjetor të presidentit të shteti, Gjorgje Ivanov, deklaroi Goran Sugareski, koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së

“Rezultati i Ivanovit, në veprimi apo mos- veprimin e tij është nënçmimi më i madh i funksionit president shteti. Ivanov vendosi të jetë lidhëse e Nikolla Gruevskit. Ne konfirmuam ndërsa projekti “E vërteta për Maqedoninë” gjithashtu konfirmoi se zgjedhjet janë jolegjitime, kriminale dhe të falsifikuara ndërsa Ivanov heshti për përgjimin e 20 mijë qytetarëve. Pamje ka, zë nuk ka. Po të kishte Ivanov ndonjë virtyt, do të jepte dorëheqje në ditën kur u firmos Marrëveshja e Përzhinos” deklaroi Sugareski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse do të kërkojnë dorëheqje nga ministri i brendshëm për shkak të skandalit me fotografinë me personin e dyshuar për falsifikim të letërnjoftimeve, Sugareski tha se në asnjë rast nuk do të bëjnë diç të tillë.