Maqedoni LSDM: Institucionet të mos bëhen viktimë e skenarëve të dhunshëm të Gruevskit

LSDM: Institucionet të mos bëhen viktimë e skenarëve të dhunshëm të Gruevskit

Nikola Gruevski nuk guxon të kërcënohet me dhunë, kjo është kundër- kushtetuese dhe vepër e dënueshme me ligj, porositin nga LSDM në njoftimin e sotëm. Nga kjo parti më tej thonë se së shpejti do të emërohet kryetari i ri i Kuvendit e më pas edhe “qeveria e re reformuese e Maqedonisë unitare, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve në R. e Maqedonisë”.

“Gruevski nuk është populli. Ai nuk është faktor. Qytetarët janë faktor ndërsa ata zgjodhën bashkimin, drejtësinë dhe ndryshimet dhe ato do të ndodhin. Kalim i qetë i pushtetit është interesi shtetëror i qytetarëve. Secili që do të tentoj të pengoj vullnetin e shumicës dhe të veprojë në kundërshtim me interesat shtetërore, do të ballafaqohet me përgjegjësinë e tij”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Prej atje shtojnë se Gruevski ka “interes që ta destabilizoj shtetin sepse në këtë mënyrë shpreson t’i ik përgjegjësinë për krimin e bërë”.

“Ua bëjmë me dije institucioneve dhe të punësuarve në to, se ka shumicë të re parlamentare dhe se janë të obliguar t’i mundësojnë proceset demokratike në përputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve në zgjedhje. Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE janë opozitë”, thonë nga LSDM.