Maqedoni LSDM: Gruevski është kapur në përgjim skandaloz dhe duhet të ketë përgjegjësi

LSDM: Gruevski është kapur në përgjim skandaloz dhe duhet të ketë përgjegjësi

Kryesia kriminale e VMRO DPMNE-së patjetër duhet të pajtohet me faktin se drejtësia po vjen në vend dhe se përgjegjësitë për të gjitha veprat ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit do të ketë, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj kumtesës së VMRO DPMNE se “do të ketë drejtësi dhe qetësi kur Zaevi do të del para gjykatës ndërsa Janeva nuk do ta shpëtoj”.

“Nikola Gruevski nga pozita e ish kryeministrit është kapur duke sajuar furgonë të verdhë, pajisje taktike, klonim të stacioneve, shërbime të huaja, vetëm që të shpëtoj veten dhe kushëririn e tij Sasho Mijalkov për skandalin për përgjimet joligjore. Për këtë, Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve u pengon PSP, e formuar me nënshkrim nga Gruevski në Marrëveshjen e Përzhinës dhe votat e deputetëve të VMRO DPMNE-së në Kuvend” thuhet në reagimin e LSDM-së.