Maqedoni LSDM: Gënjeshtrat e Gruevskit janë pasojë e frikës nga ballafaqimi me drejtësinë

LSDM: Gënjeshtrat e Gruevskit janë pasojë e frikës nga ballafaqimi me drejtësinë

Nikola Gruevski dhjetë vite të plota sillej në mënyrë kriminale ndaj Maqedonisë dhe interesat e saja nacionale dhe strategjike, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj statusit të liderit të VMRO DPMNE, Nikola Gruevski në Facebook.

Nga LSDM shtojnë se “Gruevski dhe më të afërmit e tij do të japin llogari para institucioneve të sistemit për vjedhjen, krimin, korrupsionit tragjeditë personale, profesionale dhe familjare që ua kanë shkaktuar qytetarëve të Maqedonisë”.

“Gënjeshtrat e Gruevskit të akuzuar për kinse redefinim, federalizim dhe kantonizim të shtetit janë pasojë e frikës nga ballafaqimi me drejtësinë që vjen. Askush më nuk beson në Gruevskin e akuzuar. Qytetarët e Maqedonisë e kanë të qartë se po kërcënohen vetëm privilegjet e Gruevskit dhe familjes”, thonë nga LSDM.