Bota Liberalët kërkojnë sqarim nga BE-ja për përfshirje në programin e CIA-s

Liberalët kërkojnë sqarim nga BE-ja për përfshirje në programin e CIA-s

Pas shpalljes së raportit të komitetit për zbulim të Senatit të ShBA-së nëpërmjet së cilës u zbulua brutaliteti dhe tortura që e ka kryer CIA ndaj të burgosurve që kanë qenë të dyshuar për terrorizëm, ngritën zërat edhe në UE që kërkojnë nga qeveritë evropiane të qartësojnë rolin e tyre që e kanë patur në programet e agjencisë  amerikan, kidnapimet dhe torturat, kërkon grupi parlamentar i Liberalëve Evropian dhe Demokrat (ALDE).

Sofi In’t Veld, nënkryetare e grupit deklaroi se “nëse duam të jemi kredibil, shtetet anëtare të BE-së gjithashtu duhet të qartësojnë rolin e tyre në këtë situatë, siç Parlamenti Evropian ka kërkuar disa herë. Turp është që Evropa jo vetëm që e ka përkrahur këtë program por edhe ka luajtur rol aktiv në të. Heshtja e vazhdueshme e shteteve anëtare të UE është turp”.

Ajo e thërriti Komisionin Evropian me urgjencë të shqyrton raportin, ndërsa temën të jetë pikë e rendit të ditës në Samitin evropian në Bruksel që do të mbahet javën e ardhshme.

Raporti i Senatit amerikan I zbuloi metodat e torturës që CIA I ka përdorur kundër të dyshuarve për terrorizëm në burgjet dhe kampet e saja. Më shumë shtete anëtare të BE-së dhe shtete tjera evropiane janë dyshuar se kanë bashkëpunuar me CIA-n në këto programe.

Maqedonia është një prej tyre, me rastin El-Masri.