Maqedoni Mjekët përkrahin Paranxhievën, për dorheqjen Qeveria ka fjalën e fundit

Mjekët përkrahin Paranxhievën, për dorheqjen Qeveria ka fjalën e fundit

Shoqata e Mjekëve Privat të Maqedonisë nuk pajtohen me vendimin Maja Paranxhieva- Zmejkovës, drejtoreshës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor, e cila sot dha dorëheqje. Ata thonë se me tërheqjen e saj do të shkaktohen probleme serioze në shëndetësinë primare, por megjithatë, fjalën e fundit duhet ta thotë Qeveria, e cila do të vendos se a do ta pranojë ose jo dorëheqjen e të dy drejtorëve të Fondit.

Drejtorja dhe ekipi i saj  janë njerëz që gjithmonë kanë respektuar këtë resor dhe kanë thënë se mjeku amë është shtylla e sistemit shëndetësorë. Ne, si sektor, kemi kontraktuar edhe shumë projekte dhe bisedime të cilat nuk kanë përfunduar dhe mendojë se dorëheqja do të rezultojë në prishjen e raporteve të ndërsjella dhe do të ketë reflektim tektonik  negativ- tha Derishova, përfaqësuesja e Shoqatës.

Gjithashtu dorëheqje dha edhe drejtori i FSSh-së, Xhemail Mehazi.