fbpx

Nëna e Tamarës:Perëndia të gjithëve do t’ju dënojë

-

Me sy të përlotur  dhe kartonë të kuq në duar, prindërit e  Tamara Dimovskës sot e udhëhoqën kolonën e disa qindrave qytetarëve, të cilët kërkonin përgjegjësi për vdekjen e vajzës të jep dorëheqje.

Marshi protestues filloi sot  në drekë para  godinës së Fondit të Shëndetësisë, prej ku ushtonin  rrahjet e zemrës e cila pushoi së rrahuri.

Të pranishmëve iu drejtua gazetari Ognen  Janeski, i cili ishte njëri nga organizatorët e protestës. Ai apeloi se nuk do të dorëzohet dhe bashkë me prindërit e Tamarës dhe qytetarëve do ta kërkojë drejtësinë.

Marshi vazhdoi në Qendër të qytetit, nëpër rrugën Maqedonia, deri në objektin e dytë FSSh-së. Foli edhe Zdravko Savevski nga shoqata “Solidariteti”, i cili tha se shëndetësia e Maqedonisë është më e keqja në Evropë dhe ka ardhur koha që ministri i shëndetësisë të jep dorëheqja. Kolona vazhdoi drejt Ministrisë së Shëndetësisë. Rrugët ishin përplot me qytetarë. Duke marshuar ftonin qytetarët e rastit t’iu bashkëngjiten, duke brohoritur: “Të gjithë jemi Tamara”, “Edhe ju keni fëmijë”, “Ejani me ne”…

Para objektit të ministrisë, u mbajt një minutë qetësi, pastaj  u drejtua nëna e Tamarës. Ajo falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën dhe përkrahjen,  kurse të punësuarve të ministrisë, të cilët tinëz shikonin nëpër dritare, iu porositi:

“Ju firmosët aktvendimin me vdekje të Tamarës”. Thatë se nuk mbani përgjegjësi, sepse fëmijët tuaj janë gjallë e shëndoshë, kurse fëmija im nuk është. Për shkakun tuaj, njëri nga fëmijët më shkoi lartë, tek engjëjt, kurse tjetri akoma pret firmën tuaj. Sot kur u nisa nga Velesi lexova se prindërit janë përgjegjës për vdekjen e Tamarës, nuk e paskemi kuruar mirë. Unë nuk jam mjek! Tre vjet ju luta të më pranoi, e ju tre ditë pas vdekjes së fëmijët tim na dërguat vendimin për operacion. Ministër Todorov,  po mos të na gënjenit se FSSh-ja do të mbulojë të gjitha harxhimet e operacionit, me paratë që do të mblidhnim nga donacionet Tamara tani do të ishte e shëruar. Ju dënoftë Perëndia dhe shpresoj se të gjithëve do t’iu dënojë”.

Në protestë, qytetarëve iu ndaheshin kartela me fotografi të Tamarës  dhe hapësirë për të shënuar porosinë për Todoorvin, ta fotografojë, ta lëshoj në Twitter dhe pastaj me postë t’ia dërgojnë ministrit, në adresën e cila është shënuar  në anën e pasme të kartelsë.

Në fillim të protestës , arriti informacioni se Maja Paranxhiver- Zmejkova, drejtorja e FSSh-së ka dhënë  dorëheqje, dhe pa kaluar një orë, gjithashtu  dorëheqje сka dhënë edhe drejtori Xhemail Mehazi.

Në fund të protestës  protestuesit duke brohoritur porositën “Do të kthehemi”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.