fbpx

A thua Paranxhieva dhe Mehazi do të shkaktojnë edhe dorheqje të tjera?

-

Drejtorët e FSSh-së, Maja Paranxhieva – Zmejkova dhe Mehazi, sot dhanë dorëheqje nga postet e tyre, njëri para protestës, kurse tjetri pas protestës për Tamarën.

Që të dy janë funksionar shtetërore, që do të thotë se ata i emëron Qeveria dhe  po ajo  i shkarkon. Prej, atje, seanca qeveritare duhet  të vendos  se a do të pranojë dorëheqjet.

Nëse shkohet sipas pllakateve të qytetarëve në të dyja protestat për Tamarën që u mbajtën në Shkup, pritet që të japin dorëheqje edhe rreth 11 persona, në krye me ministrin Nikola Todorov  me  drejtoren e Klinikës së Sumundjeve të Fëmijëve, Aspazia Sofijanova .

Pllakati i sotshëm me emrat e atyre prej të cilëve qytetarët kërkojnë dorëheqje, për shkak të involvimit të tyre që nëntëvjeçarja humbi jetën. Në pllakatet që qytetarët i mbanin  në duar ishin emrat e Nikola Todorovit, drejtorëve të FSSH-së, Maja Paranxhieva- Zmejkova dhe Xhemail Mehazi, Aspezia Sofijanova (drejtorja e Klinikës  për Sëmundje të Fëmijëve), Anastasika Poposka (ortoped- specialist), Vladimir Popovski (kryetar i Odës së Stomatologëve), Angel Mitevski (Përfaqësuese i Ministrisë së Shëndetësisë), Elizabeta Srbinovska- Kostovska (përfaqësuse nga Oda Ekonomike e Maqedonisë), Goran Koeski (përfaqësues dhe profesor i jashtëm në Fakultetin Juridik, Elena Trpkovska (përfaqësuese nga Ministria e Financave), Lubisha Karanfilovski (mjek në Klinikën e Stomatologjisë, anëtar i Këshillit të Sindikatës së Pavarur të shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale në RM), Josif Trajkovski (përfaqësues i Odës së Stomatologjisë), Ilija Gligorov (përfaqësuese i shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë).

Organizatori i protestës së Tamarës, Ognen Janevski,thotë se këto dorëheqje nuk mjaftojnë dhe se do të vazhdojnë me aktivitete derisa nuk jep dorëheqje ministri Nikola Todorov.

Ai thotë se nuk është pas asnjë shoqate, por  si pjesëtar i një grupi të qytetarëve që janë  organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Tashmë ish drejtorja e FSSh-së, Paranxhieva- Zmejkova, në konferencë për shtyp  ku ajo  paralajmëroi dorëheqjen e saj, kolegët e saj i quajti burokratë të pashpirt .

Më kanë edukuar që të tjerëve t’iu ndihmojë, nuk jam burokrate i pashpirt. Sot informoj se për se për shkaqe njerëzore tërhiqem nga  posti i drejtores së Fondit- tha Paranxhieva- Zmejkova

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.