Maqedoni Kuvendi i miraton buxhetin Janevës

Kuvendi i miraton buxhetin Janevës

Me 64 vota “pro” dhe një “abstenim” sot Kuvendi miratoi buxhetin  për Prokurorinë  Speciale Publike.

Në vendim është paraparë që mjetet të ridestinohen edhe nga institucionet e tjera të Republikës së Maqedonisë, me vlerë prej 4 milion euro, të cilat janë destinuar për punën e rregullt dhe funksionimin e PSP-së.

Mjetet financiare për Prokurorinë Publike Speciale do të shfrytëzohen për paga dhe kompensime të prokurorëve publik, paga dhe  kompensime për të punësuarit në  shërbimin e zyrtar të prokurorisë, mjete për furnizimin me mall dhe shërbime, si dhe investime kapitale të Prokurorisë Publike.