Bota Kurc: Pa BE, B e H dhe Kosova mund të radikalizohen

Kurc: Pa BE, B e H dhe Kosova mund të radikalizohen

Ministri i jashtëm austriak, Sebastijan Kurc deklaroi se vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet t’ju bllokohet perspektiva evropiane sepse vendet si Kosova dhe B e H në të kundërtën mund të bëhen pjesë e grupeve radiale.

“Bëhet fjalë për një kërcënim për ne se fqinj. Për këtë nevojitet jo vetëm perspektivë evropiane, por distancim të qartë nga kjo” tha Kurc dhe shtoi se është e domosdoshme bashkëpunimi me vendet e rajonit në luftën kundër ISIS.

Duke folur për refugjatët e Lindjes së Mesme, Kurc përsëriti se nuk është i befasuar nga vendimi i Hungarisë që të ngrit mur sepse në BE nuk ekziston qasje e vetme për problemin.

“Për këtë shtetet ndërmarrin vendime të mëvetësishme” tha Kurc.

Ai konsideron se problemi me BE-së me qasjen ndaj krizës së refugjatëve është që jo të gjithë shtetet janë të goditur nga vala e refugjatëve dhe për këtë nuk ekziston vetëdije e mjaftueshme për këtë sfidë të madhe.