Maqedoni Kukan: Bojkotimi i Parlamentit është bërë sporti i preferuar në Ballkan

Kukan: Bojkotimi i Parlamentit është bërë sporti i preferuar në Ballkan

Bojkotimi i Parlamentit është shndërruar në sport në rajonin e Ballkanit, por debati politik në vend duhet të zhvillohet në Parlament, deklaroi euro- deputeti Eduard Kukan, gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian, me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

Kukan duke folur për situatën politike në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, tha se askush në BE nuk e dëshiron bojkotin. Ai gjithashtu dënoi rritjen e nacionalizmit në rajon, të cilin siç tha, politikanët e shfrytëzojnë për tërheqjen e votuesve.

“Hijet nga e kaluara nuk ndihmojnë ndërsa procesi i zgjerimit me kalimin e kohës do të bëhet më i vështirë”, shtoi Kukan.

Njëri nga diskutuesit ishte edhe raportuesi special i PE-së për Shqipëri, Knut Flekenshtajn, i cili vuri në dukje se demokracia në vendet e Ballkanit është prishur ndërsa kjo u mundëson qeverive të sillen në mënyrë autokratike.