Maqedoni KSHZ vendosi të ketë rivotim në vendvotimin në Tearcë

KSHZ vendosi të ketë rivotim në vendvotimin në Tearcë

KSHZ në seancën e sotme solli vendim të njëzëshëm që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në komunën Tearcë.

Sipas simulimit nga sektori IT i KSHZ-së, rivotimi mund të ndikoj në rezultatin zgjedhor gjegjësisht numrin e mandateve të fituara të partive politike në NJZ 6.

Rivotimi në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” do të mbahet të dielën, më 25 dhjetor.

Këshilli i Gjykatës administrative pranoi si të bazuar padinë e LSDM-së dhe Koalicionit për këtë vendvotim pasi KSHZ hodhi poshtë ankesën e tyre.

Ankesat dhe paditë e LSDM-së për këtë vendvotim ishin pasi, siç thonë nga kjo parti, në fillim të votimit është konstatuar se mungon një fletëvotim, që në fund gjatë numërimit është gjetur në kutinë e votimit me gjithë numrin serik. Përveç kësaj, në materialin e besueshëm mungon edhe formulari nr 15.