Maqedoni KSHZ: Kontrollet në terren janë në fazën finale

KSHZ: Kontrollet në terren janë në fazën finale

Kontrollet në terren ndaj votuesve të dyshimtë janë në fazë finale, njoftuan nga KSHZ. Nga ky institucion shtojnë se për momentin Komisioni është fokusuar në vendosjen dhe përpunimin e të dhënave nga pyetësorët në aplikacionin elektronik.

KSHZ në njoftim hedh poshtë të gjitha informacionet e pasakta të një pjese të mediave për bllokim të qëllimshëm të kontrolleve në terren.

“Të gjithë anëtarët e KSHZ-së dhe shërbimi profesional janë të angazhuar në kontrollet në terren që ato të përfundojnë në kohë” thonë nga ky Komision.