Maqedoni Kryeministri Gruevski paralajmëroi dy investime të reja të huaja deri në fund...

Kryeministri Gruevski paralajmëroi dy investime të reja të huaja deri në fund të muajit

Kryeministri Nikolla Gruevski sot paralajmëroi dy investime të reja të huaja që pritet të realizohen deri në fund të muajit.

Në fillimin e punëve ndërtimore për vazhdimin dhe ndërtimin e bulevardit, Gruevski tha se dy fabrikat e reja do të punësojnë të paktën 500 qytetarë.

“Kap-kon” së shpejti do të hap fabrikë. Bëhet fjalë për kompani globale amerikane nga industria e automobilistikës. Ata janë të gatshëm dhe së shpejti do të fillojnë me prodhimtari. Investimi i dytë është fabrika e dytë e kompanisë italiane “Teknohoze”, katër herë më e madhe se e para, që është në përfundim e sipër. Tanimë kanë filluar me prodhimtari testi dhe së shpejti do të hapin fabrikën e tyre të re. Këto dy fabrika do të punësojnë të paktën 500 persona- deklaroi Gruevski duke shtuar se gjatë muajit ka mundësi të zyrtarizohet hyrja e edhe një kompanie globale amerikane.