Korrespondentë Kozias Poposkit i ka propozuar miratim të masave për ndërtimin e besimit

Kozias Poposkit i ka propozuar miratim të masave për ndërtimin e besimit

Shefi i diplomacisë, Nikolla Poposki kishte takim me kolegun e tij grek, Nikos Kozias në margjinat e takimit joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Riga. Ky është takimi i parë mes Poposkit dhe Kozias pas formimit të qeverisë së re nga SIRIZA. Të dy ministrat kanë diskutuar për bisedimet në kornizat e KB-së, anëtarësimin tonë në BE dhe NATO ndërsa sipas mediumeve greke, Kozias “posaçërisht ka prekur problemin lidhur me tendencat irredentiste” të qeverisë maqedonase.

“Kozias në veçanti theksoi se është e patjetërsueshme që të ekzistoj sundim të së drejtës, marrëdhënie të qeta ndër- etnike, stabilitet rajonal, respekt të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe evitimin e irredentizmin”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme të Greqisë.

Poposki ka qenë “në veçanti i paralajmëruar për problemin me irredentizmin”.

“Me qëllim që të ballafaqohet me politikë irredentiste, Kozias i theksoi Poposkit se planifikon t’i propozoj qeverisë në shtetin fqinj miratimin e Masave për ndërtimin e besimit, si një hap shtesë për vullnet të mirë nga pala greke”, qëndron në njoftim.

Edhe pse ende nuk ka detaje rreth asaj se çfarë do të përfshijnë masat, të dhënat e para nga Ministria ishin se mendohet në drejtim të masave lidhur me librat shkollorë dhe hartat gjeografike.