Maqedoni Kozias dhe Poposki kanë biseduar lidhur me masat për ndërtimin e besimit

Kozias dhe Poposki kanë biseduar lidhur me masat për ndërtimin e besimit

Masat për ndërtimin e besimit, bashkëpunim energjetik dhe ai ndër- kufitar kanë qenë tema kryesore e bisedës mes ministri të jashtëm të Maqedonisë dhe homologut të tij grek, Nikos Kozias.

Kozias dhe Poposki u takuan sot në margjinat e takimit për bashkëpunim energjetik të shteteve të Evropës Juglindore dhe Qendrore.

Sipas njoftimit nga ministria greke për punë të jashtme, të dy ministrat kanë pasur bisedë të parë për mundësinë e miratimit të masave për ndërtimin e besimit. Sipas palës greke, miratimi i këtyre masave mund të çoj në përmirësimin e lidhjeve dypalëshe dhe të ndihmoj procesin për gjetjen e zgjidhjes lidhur me kontestin e emrit. Kozias në bisedën me Poposkin ka shprehur mbështetje për bisedimet për emrin që zhvillohen nën patronazhin e ndërmjetësit Metju Nimic në suazat e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa ministri grek konfirmoi linjat e forta greke dhe qëndrimet lidhur me integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Ky është takimi i dytë mes Kozias dhe Poposkit, pas takimit të muajit mars në Riga ku ministri i jashtëm i Maqedonisë për herë të parë u njoh me idenë greke për ndërtimin e masave të besimit, të cilat Kozias pohon se është duke i planifikuar që të përmirësohet besimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve dhe t’i vihet fund irredentizmit nga pala maqedonase.

Krahas çështjes dypalëshe, mundësinë për bashkëpunim energjetik dhe tej- kufitar, Kozias dhe Poposki kanë biseduar edhe për çështje tjera. Të dy ministrat firmosën deklarimin e përbashkët për bashkëpunim energjetik mes Maqedonisë, Greqisë, Serbisë, Hungarisë dhe Turqisë, me të cilën u shpreh vullnet politik dhe mbështetje për gazsjellës të ri përmes Turqisë që do të sillte gaz në Ballkan dhe drejt BE-së, hap që këto pesë vende vlerësojnë se do të ndihmoj edhe për përmirësimin e bashkëpunimit dhe raporteve të mira fqinjësore.