Maqedoni Qeveria do të kërkoj vazhdimin e gjendjes të jashtëzakonshme në  kufij?

Qeveria do të kërkoj vazhdimin e gjendjes të jashtëzakonshme në  kufij?

Sot është dita e 25-të prej kur Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kufirin jugor dhe verior për shkak të fluksit të madh të refugjatëve të cilët tranzitojnë në territorin e Maqedonisë. Masa do të jetë në fuqi edhe një javë të plotë.

Vendimi për gjendjen e krizës u miratua në seancë qeveritare më 19 gusht. A do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme edhe pas afatit prej 30 ditëve, instancat kompetente tani për tani nuk njoftojnë zyrtarisht. Të dhënat dhe analizat e MPB-së tregojnë se kriza me refugjatët nuk do të përfundoj për kohë të shkurtë ndërsa numri i refugjatëve në periudhën në vazhdim pritet të rritet. Këto të dhëna shkojnë në favor të qëndrimin se pritet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme.

“Vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme e miratoi Qeveria në bazë të vlerësimit të disa institucioneve. Për institucionet tjera s’mund të flas, por në emër të MPB-së dhe të dhënave me të cilat posedon kjo instancë, kriza e refugjatëve nuk do të përfundoj për kohë të shkurtë. Të gjitha njohuritë me të cilat posedojmë flasin në drejtim të asaj se kjo do të vazhdoj” deklaroi për “Meta” zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Sipas Ligjit për menaxhim me kriza, vendimi për gjendje krize nuk mund të vazhdoj më shumë se 30 ditë.

Në rast se vazhdon kjo situatë e jashtëzakonshme atëherë qeveria duhet të kërkoj miratim nga Kuvendi për vazhdimin e afatit ose të propozoj shpalljen e gjendjes ushtarake apo të jashtëzakonshme.