Maqedoni Konferencë për terrorizmin në Shkup

Konferencë për terrorizmin në Shkup

“Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm” është tema e konferencës nacionale që do të mbahet sot me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.

Synimi i konferencës është që të përforcohet kapaciteti i nëpunësve policor në luftën kundër këtyre dukurive dhe të ngritet vetëdija për zbatimin e teknikave të funksionimit policor në bashkëpunim me komunitetin, si mënyrë për tejkalimin e sfidave nga ekstremizmi i dhunshëm.

Në konferencë fjalim do të kenë shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen dhe përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme.