Maqedoni Kompetencat e ministrit të brendshëm në shqyrtim në rezidencën e SHBA-së

Kompetencat e ministrit të brendshëm në shqyrtim në rezidencën e SHBA-së

Në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli filluan bisedimet e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Pritet partitë të merren vesh për formimin e qeverisë kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në takim marrin pjesë Nikolla Todorov VMRO DPMNE, Radmila Sheqerinska LSDM, Argan Grubi BDI dhe Imer Aliu PDSH.

Ndërmjetës në bisedime janë ambasadori amerikan Bejli dhe euro- ambasadori Orav.

Partitë gjatë fundjavës kishin konsultime brenda- partiake për pikën e vetme kontestuese gjegjësisht kompetencat e ministrit të brendshëm.