Ekonomi Kompanitë e huaj anulojnë vizitat për shkak të krizës

Kompanitë e huaj anulojnë vizitat për shkak të krizës

Për kompanitë e industrisë përpunuese, metalike dhe elektrike, ndikimi i krizës vërehet në anulimin e lidhjeve të marrëveshjeve nga kompanitë e huaja.

Këtë e tregon anketa e Odës ekonomike të Maqedonisë për punën e kompanive në kushte të krizës aktuale.

Këtu anulime të vizitave janë nga vendet e BE-së dhe Lindjes së Mesme.

Nga fillimi i krizës e në veçanti muajt e fundit, konsumi në tregun vendor shënon rënie.

Nëse kriza vazhdon, ajo mund të ndikoj në lidhjen e marrëveshjeve të reja në industrinë e tekstilit në sezonin e ardhshëm.