Maqedoni Komisioni anketues sot do të vendos për dëshmitarët e parë të përgjimit

Komisioni anketues sot do të vendos për dëshmitarët e parë të përgjimit

Sot anëtarët e Komisionit anketues për skandalin e përgjimit duhet të miratojnë planin e punës të Komisionit dhe të dërgojnë lista me personat e propozuar, që duhet të dëshmojnë rreth bisedat e përgjuara.

Seancat e Komisionit anketues do të emitohen drejtpërdrejtë në kanalin parlamentar, përveç kur do të ketë seancë plenare, Në këtë rast, ato do të riemitohen.

As kryetari i Komisionit, Petre Shilegov e as Antonio Milloshoski nga radhët e VMRO DPMNE-së, nuk presin të ketë obstruksione në punën e Komisionit.

Milloshoski shpreson që edhe krahas vonesës gjatë formimit të Komisionit, deri në fund të janarit do të jetë gati raporti i punës.

As nga VMRO DPMNE e as nga LSDM nuk zbulojnë se kush do të jenë personat e parë në listën e dëshmitarëve.