Maqedoni Këshilli i prokurorëve publik do të pret Janeva të shqyrtoj raportin

Këshilli i prokurorëve publik do të pret Janeva të shqyrtoj raportin

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme nuk e shqyrtoi raportin e prokurores speciale, Katica Janeva sepse ajo nuk ishte prezent ndërsa kryetari i Këshillit, Petar Anevski, këtë e vlerësoi si “punë jo të këndshme” dhe “mosrespektim të institucionit”.

Anevski tha se Janeva ka për detyrë të vijë në seancë mes tjerash dhe për shkak të paqartësive të numërta dhe pjesëve problematike në raport.

“Anëtarët e Këshillit të prokurorëve publike kanë ardhur në përfundim se është e nevojshme prezenca e saj për shkak të paqartësive në raport. Anëtarët interesohen për problemet që përmenden në raport dhe për këto arsye raporti do të shqyrtohet të mërkurën” tha Anevski.

Ai sërish i bëri thirrje prokurores speciale që të mërkurën të vijë në seancë, duke theksuar se është obligim i saj.