Maqedoni KEMM: Dhuna ndaj gazetarëve vazhdon të jetë problem serioz

KEMM: Dhuna ndaj gazetarëve vazhdon të jetë problem serioz

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) ashpër dënon sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj ekipit të “A1on” dhe me shqetësim vlerëson se incidenti vërteton përpjekjet tendencioze që të rrezikohet liria e mediave dhe e drejta që të informohet opinioni.

Nga Këshilli thonë se ky nuk është një incident i izoluar ndërsa trendi i dhunës dhe pengimit të punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik të jetë problem serioz.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, apelojmë për reagim urgjent të policisë dhe Prokurorirë publike dhe për marrjen e masave të nevojshme për zbardhjen e incidentit. Mos- dënimi i sulmeve ndaj mediave është palejueshme ndërsa siguria e gazetarëve patjetër duhet të përmirësohet dhe ata duhet të jenë të lirë nga çdo kërcënim dhe presion”, thuhet në kumtesën e Këshillit për etikë në media.

Prej atje shtojnë se shteti sipas nenit 10 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përgjegjëse për marrjen e masave aktive që të krijohet dhe mirëmbahet një ambient i volitshëm për të drejtën e shprehjes.