Maqedoni Kreu i shtetit kërkoj të zbardhet e mos të keqpërdoret sulmi në...

Kreu i shtetit kërkoj të zbardhet e mos të keqpërdoret sulmi në Gushincë

Pas takimit të mbrëmshëm të krerëve shtetërorë në kabinetin e presidentit, me njoftim doli kabineti i presidentit Ivanov ku thuhet se është konstatuar që institucionet kompetente t’i ndërmarrin masat e patjetërsueshme për zbardhjen e rastit, gjetjen e kryerësve dhe sanksionimi i tyre.

“Në takim u këmbyen të dhënat fillestare lidhur me sulmi ndaj stacionit në Gushincë, ku kreu i shtetit dënoi incidentin në kufirin verior të RM-së. Gjithashtu, kreu i shtetit bën thirrje për sjellje me përgjegjësi të të gjithë faktorëve shoqërorë dhe mos të keqpërdoret ngjarja për çfarëdo qëllime”, njoftuan nga kabineti i presidentit të shtetit.

Në takim morën pjesë kryetari i Kuvendit, Veljanovski, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral major Goranço Kotevski, ministrja e brendshme Jankuloska, drejtori i Byros për siguri publike Mitko Çavkov dhe disa zyrtarët lartë të vendit.

Në takimin e mbrëmshëm tek presidenti Ivanov nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i bllokut shqiptar. Për BDI-në siç njoftoi zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani “ky është takim inekzistent sepse Ivanov nuk është president legjitim”.