Ekonomi K-15 për kompanitë anëtare të Sindikatës dhe ata që nuk punojnë me...

K-15 për kompanitë anëtare të Sindikatës dhe ata që nuk punojnë me humbje

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe organizata e punëdhënësve të RM-së sot vazhduan bisedimet rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë, përfshirë edhe regresin për pushim vjetor.

“Partnerët konstatuan se e drejta e regresit për pushim vjetor ngel për punëtorët e sektorit privat në Maqedoni. Në raste të caktuara do të vërtetohej edhe mundësia gjatë pagesës të merren parasysh edhe gjendja ekonomiko- financiare e punëdhënësit”.

Në takim është arritur marrëveshje për punën e grupit, e cila është e ngarkuar ta vërtetojnë tekstin e saktë e ndryshimeve dhe plotësimeve.