Maqedoni Prokuroria do ta hetojë rastin e Tamarës

Prokuroria do ta hetojë rastin e Tamarës

Prokuroria Themelore Publike – Shkup formoi lëndë për rastin me vajzën T.D. nga Velesi e cila vdiq dje në mëngjes në pritje të datës për operacion.

Siç kumtuan sot nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup është emëruar prokurori publik kompetent i cili do ta shqyrtojë lëndën dhe do të fillojë procedurë për përcaktimin e fakteve dhe të përgjegjësisë eventuale pë vdekjen.

Sot edhe ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov tha se duhet me patjetër të  investigohet e gjithë procedura e mjekimit jashtë vendit  për rastin e  Tamarës.