Maqedoni Ivanovi në Priliep në shënimin e Shën Nikollës

Ivanovi në Priliep në shënimin e Shën Nikollës

Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta vizitojë komunën e Prilepit, ku do të marrë pjesë në shënimin e festës fetare “Shën Nikolla”.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov do ta vizitojë edhe ekspozitën “Artistët për nder të Shën Nikollës” në Qendrën për kulturë “Marko Cepenkov”.

Gjatë vizitës në komunën Prilep, Ivanov do ta vizitojë edhe kompaninë Mikrosam.