Maqedoni Presidenti Ivanov u takua me maqedonasit nga Pusteci

Presidenti Ivanov u takua me maqedonasit nga Pusteci

Presidenti Gjorgje Ivanov sot, në suazat e vizitës dyditore në R. e Shqipërisë, është në vizitë në Pustec dhe Prespë të Vogël, në takim me komunitetin maqedonas të komunës së Pustecit, e vetmja me maqedonas në Shqipëri. Kjo është vizita e parë në nivel të lartë nga presidenti i R. së Maqedonisë.

Presidenti Ivanov vizitoi vetëqeverisjen lokale të komunës, ku e priti kryetari i komunë së Pustecit, Edmon Temelko. Në shoqërinë e nikoqirëve, Ivanov ishte edhe në vizitë të kishës “Shën Mihaili” ndërsa ishte edhe në vizitë të gjimnazit “Trajan Georgievski dhe Mitre Kolevski”. Në delegacion që e shoqëron presidentit Ivanov është edhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Presidenti Gjorgje Ivanov dje në Tiranë u takua me homologun e tij shqiptarë, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kryetari e Kuvendit, Ilir Meta. Ivanov gjithashtu takime kishte edhe me kryetarit e Tiranës, Lulzim Basha dhe peshkopin e kishës ortodokse shqiptare, Anastasi Janulatos.

Kryeqendra e Shqipërisë, Tirana në veçanti pjesa e Qendrës si dhe të gjitha institucione zyrtare, ishin të zbukuruara me flamurin e R. së Maqedonisë. Laramania e ngjyrave të flamurit maqedonas ishte prezent edhe në Pustec, ku maqedonasit presidentit i bënë pritje të madhe.