Maqedoni Ivanov në takim me presidenten kroate, Grabar- Kitaroviq

Ivanov në takim me presidenten kroate, Grabar- Kitaroviq

Kroacia tërësisht mbështet Maqedoninë në rrugën e saj euro- atlantike ndërsa për shkak të kontestit me emrin, vendi nuk mundet përjetësisht të bllokohet në këtë rrugë, porositi presidentja kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviq pas takimit me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov.

“Ne nga Kroacia mbështetim anëtarësinë e fqinjëve tanë në BE dhe NATO sepse ky është kushti për paqen e vazhdueshme, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore dhe në këtë mënyrë duhet të ndërrohet imazhi në botë” deklaroi presidentja kroate.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se mbështetjen që e ka vendi nga Kroacia është me rëndësi të veçantë dhe se vendi duhet ta fitoj atë që e meriton gjegjësisht anëtarësimin në BE dhe NATO.

“E hapëm çështjen e anëtarësisë në NATO, për atë si Maqedonia ta fitoj atë që e meriton që të jetë anëtare e NATO-s sepse bllokadat që i kishim deri më tani, tregojnë për frustrim të popullatës në Maqedoni” deklaroi Ivanov pas takimit.