Maqedoni Ivanov ftoi të gjithë të jenë pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj...

Ivanov ftoi të gjithë të jenë pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov  përkrah fushatën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave “  Bëje botën  portokalli 16 ditë”.

Në porosinë  e tij, Ivanovi theksoi se të drejtat e grave dhe të vajzave është pjesë e pandarë e të drejtave  universale të njeriut dhe të drejtës për dinjitet njerëzor.

“Gruaja është shtyllë e familjes dhe pjesë e pandarë e jetës politike, kulturore, ekonomke, shoqërore në Maqedoni. Jemi të detyruar jemi ta respektojmë dhe përparojmë të drejtën e gruas të arsimohet ,ta jetojë jetën e saj dhe t’i rritë fëmijët e saj me dashuri, siguri dhe dinjitet. Burri i denjë, bashkëshort dhe baba lufton kundër të gjitha formave të diskriminimit të gruas, kundër padrejtësisë, dhunës dhe shtypjes.

Ivanov  apeloi që të gjithë të jenë aktivë në fushatën e cila ka mesazhin:  Jepni fund dhunës ndaj grave dhe vajzave ­- TANI!”

“Ju ftojë të të gjithë së bashku ta mobilizojnë mendimin publik, t’i inkurajojnë padrejtësitë dhe së bashku të qëndrohet kundër diskriminimit ndaj grave. T’i mposhtim paragjykimet, zakonet dhe steriotipet” thotë Ivanov, duke shtuar se lufta kundër dhunës ndaj gruas duhet të zgjasë 365 ditë në vit”