Maqedoni Ivanov: Është shumë e rëndësishme që sa më shpejtë të kemi Qeveri

Ivanov: Është shumë e rëndësishme që sa më shpejtë të kemi Qeveri

Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov sot shtroi drekën tradicionale të punës me ambasadorët e vendit, anëtarë të grupit të Vishegradit.

Në takim morën pjesë ambasadorët e Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë.

Bashkëfolësit biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për gjendjen aktuale politike në Maqedoni dhe procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Lidhur me gjendjen politike, në takim u theksua se është me rëndësi kyçe për Maqedoninë të tejkalohet kriza politike dhe sa më shpejtë të formohet Qeveria e cila do të angazhohet për zbatimin e agjendës evropiane dhe zhvillimit ekonomik dhe që do të ketë kapacitet të menaxhojë me sfidat e krizës së emigrantëve dhe atë të sigurisë. Ambasadorët janë dakorduar se nevojitet hap përpara nga shteti lidhur me integrimeve evropiane”, thonë nga kabineti i Ivanovit.