Maqedoni Intervistë e Ivanov prej orës 15: Do të përgjigjet në pyetje për...

Intervistë e Ivanov prej orës 15: Do të përgjigjet në pyetje për faljen

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, sot prej orës 15 do të ketë intervistë me kryeredaktorët e dhjetëra televizioneve me koncesion nacional, njoftojnë nga kabineti i Ivanov.

Përfaqësuesit e mediave, siç thuhet në njoftim, do të kenë të drejtë të parashtrojnë pyetje për faljen e të gjithë politikanëve ndaj të cilëve zhvillohen procese gjyqësore.

“Ju njoftojmë se sot, 14 prill 2016, e enjte, prej orës 15, në kabinetin e RM-së do të mbahet intervistë e përbashkët e presidentit Gjorgje Ivanov me kryeredaktorët e këtyre televizioneve: “Televizionit Maqedonas, “TV Alfa”, “Alsat –M”, “Kanal 5”, “Sitel”, “Telma”, “TV 21”, “TV Shenja”, “Nova” dhe “24 Vesti”. Përfaqësuesit e mediave, siç thuhet në njoftim, do të kenë të drejtë të parashtrojnë pyetje për faljen e të gjithë politikanëve ndaj të cilëve zhvillohen procese gjyqësore. Intervista do të emetohet drejtpërdrejtë në kanalin e parë të “Televizionit Maqedonas” dhe faqen e internetit www.mrt.com.mk