Maqedoni Edhe SAShK-u doli me “kundër – SAShK”

Edhe SAShK-u doli me “kundër – SAShK”

Pas paralajmërimeve  të Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SAShK), për grevë të punonjësve të arsimit sot  u shfaq “koftra- SAShK-u, grupi i arsimtarëve, anëtarëve të sindikatës të cilët kërkojnë që të anulohet greva e caktuar.

Ata konsiderojnë se kërkesat e SAShK-ut nuk janë reale dhe thonë se nuk i  besojnë  kryetarit aktual Jakim Nedelkov.

Nëse greva do të mbahet, pjesa më e madhe e arsimtarëve nuk do të marrin pjesë, sepse ne që nga greva e kaluar humbëm besimin tek kryetari, prej të cilit nuk morëm asnjë mbrojtje, dhe fëmijët- nxënësit dhe i gjithë procesi arsimor  më së shumti e pësuan- theksuan nga “kundër sindikata”.