Maqedoni Edhe partitë edhe ambasada e SHBA-së anketojnë në mënyrë të përshpejtuar

Edhe partitë edhe ambasada e SHBA-së anketojnë në mënyrë të përshpejtuar

Agjencitë që merren me sondazhet të mendimit publik këto ditë kanë shumë punë.

Sipas burimeve të agjencive, edhe partitë, por edhe ambasada e SHBA-ve në vend bëjnë anketa për disponimin e qytetarëve për zgjedhje të parakohshme, për qeveri kalimtare dhe për rejtingun e partive dhe politikanëve.

-Të gjitha anketat janë “private” gjegjësisht porositësit vet vendosin nëse do t’i publikojnë rezultatet. Askush nuk porosit anketa për “publikim publik”- thonë nga agjencitë.

Sipas tyre, të shpeshtën sondazhet i bën VMRO DPMNE, më rrallë LSDM, por thonë se edhe BDI ka porositur anketë, sërish për nevojat e veta.

Anketa e fundit e publikuar ishte i Institutit për demokraci “Societas civilis” dhe Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë, në bashkëpunim me televizionin “Telma”, që në periudhën prej 19 shkurt deri më 2 mars të vitit 2015 zbatuan hulumtim të mendimit publik për aferën “Përgjimi”.

Hulumtimi është publikuar më 6 mars.

Ndërsa anketa e fundit e huaj gjegjësisht nga Institutit Ndërkombëtarë Republikan me seli në Uashington, është zbatuar në Maqedoni në periudhën prej 9 deri 15 dhjetor vitin e kaluar ndaj 1105 anketues ndërsa në mediume u prezantua dy muaj e gjysmë më vonë gjegjësisht më 26 shkurt.